LSI kërkon përjashtimin e Ramës, Vasili: Kryeministri është kryebrigadieri i ordinerllëkut

0
654
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas vendimi të Ruçi-t, për të ndërprerë seancën parlamentare dhe për ta zhvendosur atë për në orën 17:00, disa deputet nuk pranojnë të lënë sallën e Kuvendit, dhe kanë bërë tashmë firmat për përjashtimin e Ramës, pas fyerjes që ai i bëri ish-kryeministrit Berisha.

Bëhet me dije se grupi i PD-së, ashtu si edhe javën e shkuar, kur Ruçi përjashtoi Lulzim Bashën,  do të qëndrojnë pa lëvizur nga salla e Kuvendit

Ndërkohë ato po mbledhin firma, për të kërkuar përjashtimin e Ramës për 10 ditë nga Kuvendi.

“Rama ofendoi Berishen në mënyrë të përsëritur me fjalor të papranueshëm”, argumenton PD-ja, kërkesën e saj për përjashtimin e Ramës.

Në kërkesën për përjashtim, lexohet qartësisht se kësaj lëvizje, i është bashkuar dhe LSI-ja, pasi ka firmosur kreu i grupit parlamentar, deputeteti Petrit Vasili.

Sipas Vasilit, Rama ka fyer deputetët që flasin në foltoren e Kuvendit në mënyrë të përsëritur.

Gjithashtu, bëri me dije se mbledhja e firmave bëhet edhe për largimin e Ruçit nga drejtimi i punimeve të Kuvendit, pasi e drejton seancën duke përdorur dy standarte.

“Kërkesa është e qartë, zoti Ruçi mban dy qëndrime, kjo pasi ai ka ardhur që të kënaqë kryeministrin e vendit. Rama kur flasin kolegët, u drejtohet me një fjalor ordiner, ashtu si edhe në katërvjeçarin e shkruar. Ky është standard i dyfishtë dhe duhet të marrë fund. Rama është kryebrigadieri i këtij ordinerllëku. Qëndrimi ndaj Ramës është qëndrim i të gjithë opozitës, pyetja shtrohet a duhet të jetë Ruçi më në krye të Kuvendit pas dy standardeve që mban,” u shpreh Vasili.

Mësohet se kërkesën për përjashtimin e Ramës, e ka firmosur dhe kryerepublikani Mediu.

kerkesa (1)

Zjarr Tv Ad