Lubonja: Show populist i Ramës mund të sjellë pasojat më të paimagjinueshme

0
1344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatos Lubonja në rubrikën ‘Opinion’ në televizionin News24, ka sulmuar dëgjesat publike që po zhvillon kryeministri Edi Rama, duke thënë se kjo gjë po bën që të anashkalohen institucionet dhe specialistët.

Lubonja tha se Rama nuk duhet të anashkalojë institucionet dhe ekspertët, pasi sipas tij kjo që po bën Rama, nuk është gjë tjetër veçse një show, sikur të ishte ende në fushatë.

“Në vend që të diskutojë me ekspertë e specialistë situatën dhe mënyrat si do të veprojë për ta zgjidhur atë, ai po bën show sikur është në fushatë”, – tha Lubonja.

Ndërsa komentoi ‘përplasjen’ mes dy qytetarëve për të marrë mikrofonin Lubonja tha se ‘ky popull këtë fetë do’.

“Ana tjetër e medaljes, është ky popull. Sepse ky popull këtë feste do. Zihen aty se kush do marrë mikrofonin. Kjo lloj qeverisje direkt me popullin siç mund të kuptohet nuk është demokratike, dhe është antiinstitucionale. Janë institucionet ato që janë më afër qytetarit”, – shtoi më tej Lubonja.

Nëvijim të analizës së toj, Lubonja tha se qeverisja e 4 vjetëve do të kalojë nga ajo e tepsisë tek ajo ‘populiste’, duke kaluan në eleminim institucionesh e mediash.

“Nga sistemi i tepsisë, dalim tek ky i lidhjes direkt me popullin. Eliminohen institucionet, mediat, po e po, i quajti kazani, dhe shoqërinë civile e ka quajtur të vdekur me kohë. Kjo mund të na sjellë pasoja më të këqija nga ç’i kemi menduar. Nuk duhet ta mendojmë vetëm Ramën në këtë. Pas Ramës është një oligarki e tërë, një sistem që po punon me formën e piramidave të viteve ’97. Tani janë paratë e pista që po pastrohen, që nuk dihet ku do na çojnë”, – theksoi Lubonja.

Zjarr Tv Ad