Luiza Gega vendos rekord të ri kombëtar në 3000 metra

0
753
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Luiza Gega ka vendosur një rekord të ri kombëtar dhe kap normën e dytë olimpika, dy muaj para nisjes së Lojërave Olimpike Rio 2016.

Në turneun e atletikës të zhvilluar në Montebeliard të Francës, Gega përmirësoi me 22 sekonda rekordin që mbante po vetë në garën e 3000 metrave. Koha e arritur ishte 9:32.95. Veç 3000 metrave, atletja konkurroi edhe në 1500 metra.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gega në Facebook, ku shpreh lumturinë për rekordin.

“Nuk di nga tja nis, jam vertet shume e lumtur pasi kapa normen e 2-te olimpike. Ne 1500m sot dhe ne 3000m me pengesa (Montebeliard France). Rekord kombeter 22 sek me mire. Ne te vertete nuk kisha besim qe do arrija kete rezultat pasi eshte gare pa eksperienc per mua, dhe pse tranjeri ishte i sigurt per kete. Faleminderit Faleminderit Faleminderit qe kemngule aq shume te ta beja kete gare. Ndihem thjesht me fat”, shkruan Gega.

D.I.

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad