“LUMË” GJOBASH NDAJ SHOFERËVE NË TIRANË

0
904
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia rrugore e Tiranes ka ndeshkuar rreth 1600 drejtues mjetesh per shkelje te kodit rrugor. Per respektimin e sinjalistikes per kembesoret policia rrugore do te marre nje fushate sensibilizuese me shkollat e kryeqytetit.

Dhjetë drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia në Tiranë, ndërsa janë vendosur 1556 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Arrestimet janë kryer për shkak se drejtuesit po qarkullonin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, sipas njoftimit të policisë, masat administrative janë vendosur:

131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit

93 masa për mospërdorim të kaskave mbrojtëse

189 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit

52 masa për shpejtësi tej normave të lejuara

104 masa për parakalim të gabuar

11 masa për shkelje të semaforit

10 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.

Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat:

52 për shpejtësi tej normave të lejuara

10 për pije alkoolike

16 për shkelje të tjera.

Policia Rrugore e Tiranës, në vijim të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe të ndërgjegjësimit të këmbësorëve për të respektuar edhe ata rregullat e qarkullimit rrugor në ditët në vijim, në kuadër edhe të masave për rritjen e sigurisë rrugore për nxënësit e shkollave, do të ndërmarrë në bashkëpunim me shkollat një fushatë sensibilizuese për këtë qëllim”, thuhet në njoftim.

Zjarr Tv Ad