LUSHNJE, ATENTAT ME DY VIKTIMA

0
700
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një atentat në qendër të qytetit të Lushnjes ka ndodhur tani në mbrëmje ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër. Sipas informacioneve të para mësohet se të tre personat kanë qenë të ulur në lokal kur janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje.

Janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia  të dyshuarit si autorë të atentatit në lushnjë.  Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili dy  emra nuk jane emra të panjohur per prokurorinë dhe policine e Lushnjes.  Ata dyshohen për vrasjen e ish anëtarit të Bandës së Lushnjes, Gerti Lalës, i njohur me nofkën “Irriqi” në korrik të 2011, ku për këtë vrasje Haxhiu mori 32 vite burg, por bëri vetëm tre dhe doli për mungesë provash.  Shënjestër e atentatit të një dite më parë ka qënë Sajmo Xheliu, i cili ka mundur të largohet duke i shpëtuar plumbave. Ky është atentati i dytë që i është bërë Xheliut, pas atij të shtatorit të vitit 2016, ku së bashku me nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurti mbetën të plagosur. Pasditen e të mërkurës Haxhiu ka qënë i shoqëruar nga dy persona të tjerë, të cilët së bashku kanë zbrazur 41 fishekë ku 31 plumba kanë rënë në trupin e Zamir Latifit dhe 10 në trupin e Jurgen Hoxhës.  Mbas ngjarjes autorët janë larguar në drejtim të Beratit dhe kanë braktisur në fshatin Cukas, automjetin të cilit  i kanë vënë flakët.  Burime nga prokuroria thonë se është një dëshmitar kyç i cili po mbahet i fshehtë për arsye sigurie. Një nga pistat e dyshuara është ajo e konfliktit të bandës së Lushnjes dhe ekzekutimit në vitin 2000 të djalit të xhaxhait të Laert Haxhiut. Një pistë tjetër është ajo e pazareve të drogës.

Zjarr Tv Ad