MACRON BËN DEKLARATËN E FORTË PËR SIRINË: KAM PROVA

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me sulmin e fundit kimik në Siri, ku ka akuzuar qeverinë siriane si përgjegjësen kryesore të kësaj tragjedie. Në një deklaratë, Macron ka thënë se ka prova se Bashar Al-Assad ishte indicia e një sulmi të këtij lloji. Ai ka shtuar se po pret momentin e duhur për të nxjerrë faktet në tavolinë. Ndërkohë që vendet perëndimore thuhet se po përgatiten për të kryer sulme raketore kundër forcave ushtarake siriane. Zëdhënësi i Rusisë, Dimitry Peskov e ka dënuar rëndë këtë vendim të perëndimit, duke thënë se nëse ky plan është i vërtetë atëherë situata e luftës rrezikon të përshkallëzojë. Për shkak të kësaj gjendje të krijuar dhe përfshirjes së Francës në këtë mersele, ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka anulluar ditën e sotme vizitat zyrtare në Ballkan.

Zjarr Tv Ad