Majko për lobimin rus: Konsultohuni me ne, kemi më shumë eksperiencë

0
117

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, u kujdes të zbuste paksa klimën e tensionuar në seancën e sotme parlamentare, ku vijon diskutimi për ndihmën ekonomike. Mes batutash, Majko thumboi PD-në për të ashtuquajturin lobim rus të kësaj partie, duke pranuar se nuk ishte plotësisht dakord me kolegët e tij të mashorancës. “E dhe ne ndonjëherë e teprojmë, përshembull me këtë punën e ndihmës ruse, apo sponsorizimeve ruse për PD-në.  Të jemi të sinqertë. Nuk jam dakord me kolegun Balla me thënë të drejtën në disa drejtime”, tha Majko. Në vazhdën e këtij argumenti, ai tha duke qeshur se për çështje që kanë të bëjnë me rusinë, partia Socialiste ka më shumë eksperiencë, ndaj sugjeroi Partinë Demokratike të konsultohen me të majtët. “Nga viti 1949, deri në vitin 1961, edhe partia e vjetër e majtë ka pasur një afeksion, por ka pasur afeksion për ideologji dhe jo për para. Edhe ne, me thënë të drejtën, kjo partia ime e vjetër, na duket shumë interesante eksperimenti juaj që merrni para nga rusët për të bërë lobim në Amerikë. Shumë interesant është. Por unë kam një këshillë. Mendoj se kur vjen fjala për tek rusët, mirë është që të konsultoheni me ne. Se kemi dhe pak eksperiencë për këtë punë. Madje e mbyllëm këtë punë në ’60 dhe bëmë një film “Ballë për Ballë”, kam frikë se në rastin tuaj do ta mbyllni me një këngë të tipit: “Lule ti e lule, unë dil pak këtej se kam pak punë”, tha Majko, duke shkaktuar të qeshura në sallë.