MANCHESTER CITY NUK NJEH RIVAL, KALON ME LEHTËSI BASELIN E XHAKËS

0
111

Manchester City ka shkatërruar me rezultatin e pastër 4 me 0 Baselin e Taulant Xhakës.  Të besuarve të Pep Guardiolës i janë dashur 9 minuta për të shënuar tre herë në portën e zvicerianëve, Fillimisht ishte Gundogan që zhbllokoi takimin. Kur po luhej minuta e 14-të, gjermani shfrytëzoi mjaft mirë një krosim nga këndi të Kevin de Bruyne për të mposhtur me kokë Vaclik.  Katër minuta më vonë ishte Bernardo Silva që goditi fluturimthi për të dyfishuar rezultatin, ndërsa në minutën e 23-të sulmuesi më në formë i “qytetarëve” Sergio Aguero, me një goditje nga rreth 20 metra la të shtangur vendasit.  Në fraksionin e dytë Gundogan plotësoi “pokerin” dhe golin e dytë personal. Pas kësaj fitoreje City hedh një hap të sigurtë drejt fazës çerekfinale.