Manjani: Qeveria e Rilindjes shemb monumentet kulturore

0
583
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një status në Facebook ka denoncuar rrënimin e një manastiri 400 vjecar në Leshnicë të Sarandës ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Sarandë për fushatën elektorale të 25 qershorit.

Manasti mbi 400-vjeçar i Shën Athanasit në Leshnicën e Poshtme, objekt i kategorisë së parë, rreth 50 km larg Sarandës është lënë totalisht pas dore derisa është rrënuar.

Sipas Manjanit, janë shpenzuar mijëra dhe miliona euro me pretekstin se po përmirësojnë qytetet dhe po restaurojnë objektet kulturore por asnjë investim nuk është bërë për manastirin e Shën Athanasit, i cili është rrënuar.

Ky manastir 400 vjecar u shemb, jo nga terrorizmi por nga qeveria e Rilindjes!, ka shkraur Manjani në Facebook.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=302212733556507&id=100013033472627

Zjarr Tv Ad