Marku: Krimet kundër jetës, është rritur agresiviteti i grupeve kriminale

0
346
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në krimin kundër jetës ka deklaruar kryeprokurorja Arta Marku në analizën vjetore të Prokurorisë së Durrësit. “Konstatohet se ka një ulje të veprave penale kundër jetës, por ka një rritje të agresivitetit nga grupet kriminale në kryerjen e këtyre veprave penale. Autorët në funksion të realizimit të qellimeve të tyre kriminale janë të gatshëm të sakrifikojnë çdokënd që mund të jetë rastesisht në rrezen e tyre të veprimit. Kjo vjen nga mosndëshkimi, apo ndëshkimi i lehte dhe jo proporcional me krimin e kryer dhe rrezikshmerine e autorit. Veprat penale kundër korrupsionit janë shumë pak të regjistruara dhe aq më pak kanë përfunduar në gjykim”, ka thënë ajo. Marku vijoi më tej se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm në hetimin e veprës penale korruptive, por dhe te hetimi pasuror i subjektit të veprës penale. “Prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të veprës penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprime korruptive. Kjo me qëllim jo vetem ndëshkimin e autorit për krimin e kryer por dhe sekuestrimin dhe konfiskimin e asteve të krijuar prej tyre”, tha Marku. Sipas saj Durrësi është një nga qytet portet që rezulton me më pak vepra penale në fushën e kontrabandës, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjislacionin doganor janë të shumta dhe të ndëshkueshme penalisht. “Duhet që edhe kryesisht prokurorët të angazhohen për të evidentuar këto vepra penale në çështjet që hetojnë, duke mos u mbetur të kufizuar vetëm në referimit qe mund te vijne nga policia e shtetit apo vetë doganat”, ka vijuar kryeprokurorja.

Zjarr Tv Ad