Marku porosit prokurorinë e Elbasanit: Hetoni personat me precedent kriminalë

0
235
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeprokurorja e përgjithshme, Arta Marku, ka kërkuar nga organi i akuzës së Elbasanit që të hetojë në mënyrë efikase të shkuarën dhe të të tashmen e personave me precedent kriminalë. Marku gjithashtu ka kërkuar hetim edhe për pasuritë që dukshëm kanë ardhur në mënyrë të paligjshme. Deklaratat Marku i bëri teksa mori pjesë në analizën vjetore të prokurorisë së Elbasanit që u zhvillua nga ora  11:20-12:20. Marku ka nënvizuar se pavarësia e prokurorit nuk do të thotë pavarësi nga ligji. Në analizën vjetore merrnin pjesë kreu i prokurorisë Elbasan Ardjan Nezha dhe prokurorët e tjerë. Marku mbërriti në prokurori rreth orës 10:00. Gjatë kësaj kohe një qytetar ka kërkuar ti shprehë nje shqetesim por ajo nuk ndaloi. Vazhdoi të ecte drejt derës kryesore. Vizita e Markut u finalizua me një kokteil  që prokuroria e Elbasanit kishte organizuar për përurimin e godinës së re të organit të akuzës.

Zjarr Tv Ad