Mbi 20 të arrestuar nga një operacion në Greqi, mes tyre edhe një shqiptar

0
276

Sipas mediave greke, pas një operacioni ndër më të mëdhenjtë e viteve të fundit që u zhvillua mbrëmë në Atikë janë arrestuar më shumë se 20 persona.

Të arrestuarit janë në shumicë nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ndër të cilët është arrestuar edhe një shqiptar.

Nuk janë bërë publik emrat e të arrestuarëve, raportojnë mediat greke.

“Hajdutët e kasafortave” janë përgjegjës për dhjetëra sulme në objektet e korporatave në Atikë dhe në prefekturat fqinje. Ata godisnin të paktën një herë në javë, lidhnin rojet dhe vidhnin kasafortat.