Mbioferta për banesa, çmimet i kthehen rënies me 5.9 % në tremujorin e parë 2017

0
609
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Indekset e çmimit të shitjes dhe të qirasë së banesave kanë shënuar zhvillime me kahe të ndryshme në tremujorin e parë të vitit 2017, sipas, matjeve të Bankës së Shqipërisë.

Indeksi i çmimit të banesave, pas rritjes me 4% në tremujorin e fundit të vitit 2016, u kthye në normë rënëse në tremujorin e parë të vitit 2017. Ky indeks ra me 5.9% në terma realë.

Indeksi i qirasë vijoi prirjen rritëse për të tretin tremujor. Ai u rrit me 6.3% në terma realë vjetorë.

Dinamika e ndryshme e dy indekseve rezultoi në ulje të raportit çmim/qira në tremujorin e parë të vitit 2017.

Burimet nga tregu pohojnë se rënia e çmimit lidhet mbi një mbiofertë banesash të reja në Tiranë.

Ndërtimi i banesave të reja po lulëzon masivisht në zonën e Laprakës, në zonën  Siri Kodra, Rrugën 5 maji  dhe në Kodrën e Priftit, teksa janë shpallur planet për ndërtimin e kullave shumëkatëshe në qendër të Tiranës.

Ndërtuesit pohojnë se që tani tregu ka mbiofertë  dhe duke ndjerë rrezikun e një flluske disa ka nisur të ulin çmimet. Një kompleks në rrugën 5 maji  që në dhjetor 2016  kushtonte 800 euro metri katror, dje  punonjësit e tij pohuan se mund te blesh edhe me 700 euro metrin madje po të negociosh me para në dorë çmimi ulët edhe më tej.

Çmimet u ulen, shpjeguan më tej punonjësit, pasi pak më sipër ish maganizat frigoriferike janë sheshuar për të ndërtuar një kompleks të ri. Më të njëjtin intensitet kanë nisur ndërtimet edhe në zonën e Kodrës së Priftit.

Nga ana tjetër të dhënat demografike e bëjnë të zymtë perspektivën afatgjatë të Shqipërisë në drejtim të konsumit, apo tregut të pasurive të paluajtshme.

Kjo nuk i ka penguar sipërmarrësit të rendin drejt ndërtimit të kullave në kryeqytet, në kuadër të planit të ri rregullues të Tiranës, duke rrezikuar krijimin e një mbioferte në tregun e pasurive të paluajtshme, si për apartamente banimi, zyra, hotele e sidomos për hapësira tregtare.

Marrë nga Monitor.al

Zjarr Tv Ad