Ministri Demiraj kërkon shkarkimin e shefave të komisariatit të Dibrës, Pukës dhe Gramshit

0
677
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Misnitri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, gjatë një interviste dhënë për ‘Zërin e Amerikës’, duke komentuar situatën paraprirëse të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, është shprehur se në ditët e fundit situata mes dy kampeve politike, të PS-së dhe LSI-së është përshkallëzuar.

Ai u shpreh se ka kërkuar shkarkimin e 3 shefave të komisariateve Dibër, Pukë dhe Gramsh, pasi sipas tij nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre.

Demiraj tha se policia po punon për të kapur autorët e incidenteve të ditëve të fundit, ku edhe u shpreh se shkaku i këtyre incidenteve është irrituar disi situata para zgjedhore.

Po ashtu ministri u shpreh se policia do të punojë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Zjarr Tv Ad