Ministri holandez: Harrojeni azilin, shqiptarët nuk janë të mirëpritur!

0
874
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Vendi juaj nuk është në një pozitë të tillë për të qenë azilkërkues në Holandë. Pra si azilkërkue, shqiptarët nuk mirëpriten. Jo vetëm kaq, por edhe dekurajohen.

Nuk ka asnjë shans që ju të vini dhe të kërkoni azil tek neve “, kështu u shpreh Ministri i Jashtëm holandez, Bert Koenders, në vizitën e tij zyrtare në vendin tonë.

Në një konferencë për shtyp, Koenders deklaroi mbështetjen e Holandës ndaj Shqipërisë, në rrugën e saj europiane, megjithatë ai theksoi se sa i përket azilkërkuesëve shqiptarë nuk do të kenë lëshime.

“Për sa i përket azilkërkuesve shqiptar, me lejoni të theksoj dy gjëra kryesore. Së pari shqiptarët janë të mirëpritur tek ne, janë të mirëpritur për turizëm, për të punuar, por është e qartë që vendi juaj nuk është në një pozitë të tillë për të qenë azilkërkues në Holandë.

Pra si azilkërkues, shqiptarët nuk mirëpriten. jo vetëm kaq por edhe dekurajohen, sepse nuk jeni në statusin për të kërkuar azil. Kështu që ne nuk i pranojmë azilkërkuesit. Nuk ka asnjë shans që ju të vini dhe të kërkoni azil tek ne.
Pa diskutim që jeni të mirëpritur të vini si turistë dhe mendoj që nuk është ide e mirë që të vini të kërkoni azil. Ne punojmë shumë mirë me Shqipërinë sa i përket kësaj qasjeje… ”

Në konferencën për shtyp krah homologut të tij shqiptar, Ministrit Ditmir Bushati, Koenders vuri theksin tek zbatimi ligjit të Vetting -ut. Zyrtari holandez u shpreh gjithashtu se është me rëndësi që të ketë dialog mes palëve politike, si dhe zgjedhje të lira e të ndershme

Zjarr Tv Ad