Mjegulla anulon fluturimin e Kryeministrit malazez në Kosovë

0
175

Kryeministri i Malit të Zi nuk do të vijë  në Kosovë. Zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi tha se vizita e kryeministrit është anuluar për shkak të kushteve atmosferike. Markoviç ishte paraparë që të takohet në Kosovë me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si dhe me prodhuesit e Kosovës. Nuk dihet data se kur Markoviç do të vizitojë Kosovën.