Mogherini: Situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar, ka nevojë për mbështetjen e BE-së

0
623
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bruksel – Situata në Ballkanin Perëndimor është e tensionuar, është e nevojshme një mbështetje e fortë dhe e besueshme nga Bashkimi Evropian, ka thënë në Bruksel shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini.

Ajo, në prag të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të mbrojtjes të vendeve të BE-së, gazetarëve u tha se për vizitën e posapërfunduar në Ballkanin Perëndimor do të të raportojë para shefave të diplomacisë, e mëpastaj edhe te liderët e vendeve të BE-së se “gjendja atje po përballet me sfidat në planin e brendshëm, rajonal dhe global”, raporton agjensia Beta.

“Por ky është një rajon”, siç tha ajo, “që në vetvete ka aftësinë, forcën, që të mbahet ashtu që kredibiliteti i Bashkimi Evropian duhet të provohet me praninë e tij aty”.

“Prandaj sot unë pres që ministrat dhe për disa ditë edhe liderët e Bashkimit Evropian të demonstrojnë një angazhim të fortë dhe të qartë ndaj Ballkanit Perëndimor në drejtim të perspektivës bindëse për integrimin evropian”, përfundoi përfaqësuesja e lartë e BE-së.

Mogherini, duke arritur në mbledhjen e Këshillit të ministrave të jashtëm të BE-së, bëri të ditur se Ballkani Perëndimor do të jetë një nga temat e rëndësishme të bisedimeve të sotme në Bruksel.

Mogherini do të raportojë te ministrat e BE-së për bisedat që kishte me përfaqësuesit e qeverisë, opozitës, palamentarët, shoqërisë civile dhe studentë gjatë javës së kaluar në “turneun Ballkanik”.

Në Këshillin e BE-së thanë se këto diskutime do të shërbejë si një diskutim “hyrës” i bisedave që përfaqësuesit e shteteve dhe qeverive të BE-së do të kenë për Ballkanin Perëndimor, kur ata do të takohen në nivelin e lartë në samitin në Bruksel të enjten dhe të premten.

Pritet që Këshilli i BE-së të miratojë konkluzionet e sotshme që do të jenë bazë për një raport të liderëve të 28 vendeve anëtare për të miratuar për Ballkanin Perëndimor në samitin në 9 dhe 10 mars në Bruksel. /GazetaExpress/.

Zjarr Tv Ad