Mos flisni shumë! Ja disa fakte shkencore që do ju mbushin mendjen

0
903

Heshtja ndihmon në rigjenerimin e qelizave të trurit

Sipas një studimit të vitit 2013 rreth ndikimit të zhurmave të ndryshme në minj, dy orë heshtje në ditë kishin ndihmuar në krijimin e qelizave të reja në hipokampus, zonë e trurit që është përgjegjësi për aftësitë e mësimit, kujtesës dhe emocioneve.

Heshtja i bën njerëzit më kreativ

Truri i njeriut është aktiv edhe kur trupi është duke pushuar.

Gjatë orëve të pushimit, truri i proceson dhe adopton informacionet e marra gjatë ditës. Kur ky proces funksionon mirë, truri e fillon t’i integroj emocionet dhe kujtimet, e rrit imagjinatën dhe i zgjeron aftësitë e njeriut.

Si rezultat i qëndrimit në heshtje, njeriu mund të bëhet më kreativ dhe i hapur.

Heshtja liron stresin dhe tensionin

Është e dëshmuar shkencërisht se zhurma e vazhdueshme ndikon në tru, gjë që shpinë në rritjen e nivelit të hormoneve të stresit.

Ndryshe nga kjo, heshtja e ka efektin e kundërt, pasi që mungesa e zhurmës bën që ne të ndjehemi më të qetësuar.

Disa hulumtues që kanë monitoruar ndryshimet në shtypjen e gjakut dhe vlerat e qarkullimit, kanë treguar se dy minuta në qetësi janë më efektive për relaksim sesa dëgjimi i çdo lloji të muzikës.

Burimi : / Javanews.al