Motra e Kim Jong-un viziton Korenë e Jugut

0
359
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Kim Yo-jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka mbërritur në Korenë e Jugut. Ajo është anëtarja e  parë e familjes sunduese të Veriut që viziton Korenë që nga lufta e 1950-1953. Ajo dhe Kim Yong Nam, kreu ceremonial i Koresë së Veriut, u drejtuan në Pyeongchang për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës Dimërore. Kim, e cila thuhet se është shumë pranë vëllait të saj, u promovua në politikën e fuqishme të Veriut vitin e kaluar. Ajo është në  listën e sanksioneve të SHBA  në lidhjet me abuzimet e dyshuara të drejtave të njeriut në Korenë e Veriut. Në Olimpiadën Dimërore, Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë e hapjes. Krahas 22 atletëve, Pyongyang po dërgon më shumë se 400 delegatë në lojëra, duke përfshirë një ekip tifozësh dhe një orkestër. Diplomacia sportive vjen në një kohë të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy Koreve, edhe pse ekspertët kanë paralajmëruar se nuk i japin fund tensioneve rajonale. Gadishulli Korean është ndarë që nga lufta e viteve 1950-53 dhe të dyja palët nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje. Kim mendohet të jetë rreth 30 vjeç dhe është katër vjet më e re se vëllai i saj. Vizita e saj po shihet si një shenjë se Kim Jong-un është serioz në lidhje me përmirësimin e lidhjeve me Jugun. Disa gjithashtu po spekulojnë se ajo mund të sjellë një mesazh nga vëllai i saj. Të enjten, Koreja e Veriut mbajti një paradë ushtarake ku mori pjesë Kim Jong-un. Kjo ngjarje zakonisht mbahet në prill dhe fakti që u shty përpara, në prag të ceremonisë së hapjes, ishte parë si një pengesë për ngrohjen e lidhjeve. Megjithatë, Jugu ka njoftuar se presidenti i saj do të takohet me delegacionin e Olimpiadës së Veriut të shtunën.

Zjarr Tv Ad