Mustafaj: Kriza është drejt zgjidhjes, prania e amerikanëve jep garanci

0
685
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në News24, ish-ministri i jashtëm në qeverinë Berisha, Besnik Mustafaj, deklaroi se kriza politike është drejt zgjidhjes që sipas tij, prania e amerikanëve jep më shumë garanci.

Eksperienca tregon se me kaq informacioni që po filtron në opinionin publik do të thotë se marrëveshje do të arrihet. Kjo marrëveshje merr garanci nga prania e amerikanëve. Propozimet që kam unë tregon se propozimet e McAllister është një platformë ndërsa tani po negociohet për ti dhënë marrëveshjes formë përfundimtare. Angazhimet e Bashës dhe të aleatëve tregon se duhet me qenë optimist”,u shpreh Mustafaj.

Ndër të tjera, Mustafa tha se ndër të tjera po negociohet dhe shtyrja e datës së zgjedhjeve e cila është kërkuar nga opozita.

Opozita ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve për hir të implementimit të marrëveshjes. Sepse duhet përcaktuar statusi që do të kenë 4 ministrat teknikë, se cila do të jetë detyra e tyre dhe kujt do ti raportojnë ata”, shtoi Mustafaj.

Zjarr Tv Ad