Natalie Portman trondit: Kam 100 histori ngacmimesh seksuale në Hollywood

0
306
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ajo është një nga aktoret më të mëdha të Hollywood, fituese e çmimeve Academy dhe Golden Globe. Megjithatë përvojat e Natalie Portman në Hollywood nuk kanë qenë gjithmonë rozë. Ylli i kinematografisë botërore ka pranuar se kam mbi 100 histori ngacmimesh seksuale dhe e zbuloi këtë gjë në dritën e fushatës Time’s Up dhe #MeToo në një intervistë për Porter Magazine. 36-vjeçarja pranoi: “Unë nuk kam një histori. Prit… Kam 100 histori” Duke rikujtuar në incident të veçantë me një producent, që nuk ia bëri të ditur emirn, në areoplanin e tij privat, ajo tha: “Ishim vetëm ne të dy dhe vetëm një krevat. Asgjë nuk ndodhi, nuk u përdhunova. Unë i vendosa kufinjtë duke i thënë se kjo gjë nuk më bën të ndihem rehat dhe u respektova. Por kjo nuk ishte në rregull, e dini? Kjo ishte vërtet e papranueshme dhe manipuluese. Isha  trembur.” Portman ka dy fëmijë, Aleph, 6 vjeç dhe Amalia, 11 muajshe, me bashkëshortin Benjamin Millepied

Zjarr Tv Ad