Ndahet nga jeta pas disa ditësh në spital këngëtari Francesk Radi

0
750
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërron jetë në spital këngëtari i njohur dhe i dashur për të gjithë Francesk Radi në moshën 67 vjeçare.

Artisti është ndarë nga jeta, pas disa ditësh i shturar në spital ku fatkeqësisht ka humbur luftën me sëmundjen.

Familja e tij ka njoftuar ndarje e tij nga jeta. Pak ditë më parë, bashkëshortja e Fraceskut, Tefta, njoftoi se autoritetet ishin gati ta dërgonin jashtë artistik për kurim, por gjendja e tij ishte e rëndë dhe nuk përballonte transportin.

Françesk Radi ka kryer Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme .
Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar. Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.
Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.
Kantautori Françesk Radi, është një emër i cili tashmë e ka arritur suksesin e tij muzikor, duke sjellë këngë të cilat janë vlerësuar nga publiku.

Zjarr Tv Ad