Ndalimi i ish-ministrit Ksera, prokuroria zbardh motivet

0
993
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Tiranës ka argumentuar këtë të shtunë përmes një njoftimi për shtyp motivet për lëshimin e urdhërit të ndalimit për ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.

Në njoftim thuhet se, Ksera ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Hetimet mbi ministrin e qeverisë Berisha kishin nisur në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe në kuadër të veprimeve proceduriale janë krijuar dyshime të arsyeshme për shkelje të ligjit.

Sipas njoftimit, Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e kabinetit Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.

”Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht këto evente nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë më të ulta nga ato që janë shënuar në dokumenta”, saktësohet në njoftimin e organit të akuzës.

Konkretisht, pagesat e kryera për aktivitetet që nuk janë kryer rezultojnë për këto raste:

1-“Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta”;

2– “Kapërceni paragjykimet-Njihni romët”;

3-“Ne sfidojmë të gjithë sëbashku”;

4-“Të ndryshëm, por të barabartë”;

5-Përfshirje sociale-Drejtësi sociale”;

6-“Mosha e tretë, vlerë për shoqërinë”.

Zjarr Tv Ad