Ndërhyrja ruse në zgjedhje, ish-strategu i fushatës “Trump” merret në pyetje

0
256
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë, Steve Bannon është marrë në pyetje 20 orë këtë javë nga personat që po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në Presidencialet e vitit 2016. Bannon është takuar edhe me njeriun që drejton hetimin, prokurorin e posaçëm Robert Mueller, i cili kërkon të zbulojë nëse stafi i fushatës së Trumpit ka pasur ndonjë marrëveshje të fshehtë me Moskën, gjë të cilën e mohon si Rusia, ashtu edhe vet presidenti republikan. Bannon ishte kryetar i fushatës presidenciale të Trumpit përpara se të shpërblehej me postin e lartë në Shtëpinë e Bardhë, nga i cili vendosi megjithatë të largohej në muajin gusht, për shkak – siç thuhet, – të tensioneve me këshilltarët e tjerë. Hetuesit janë të bindur se ai ka informacione kyçe mbi Administratën e Trumpit, përfshirë edhe detaje mbi arsyet e shkarkimit të ish-drejtorit të FBI-së, James Comey. Ky i fundit e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë dyshim, që largimi i tij nga detyra ishte pasojë e dëshirës së Trumpit për të ndryshuar hetimin e kësaj çështjeje, akuza këto të cilat Shtëpia e Bardhë i hedh poshtë me forcë. Nuk dihet ende se për çfarë është pyetur Bannoni saktësisht, por burime pranë tij thonë se i është përgjigjur hetuesve pa hezitim. Verifikime të ngjashme po kryhen dhe nga politikanët në Kongres, e të enjten, Bannon foli edhe me një prej tyre. Por, ish-kryestrategu i Trumpit i zemëroi demokratët në komisionet hetimore, kur refuzoi t’u përgjigjej disa pyetjeve, gjë që i shtyu ata të bënin thirrje për masa detyruese ndaj tij.

Zjarr Tv Ad