Në 2030 gjysma e popullsisë së botës do të vuajë nga mugesa e ujit

0
202
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 47% e popullsisë së botës mund të ketë probleme me mungesën e ujit në vitin 2030. Ky përfundim u arrit nga një studim i Institutit Ndërkombëtar të Ujit në Stokholm. “Është e nevojshme të hartohen zgjidhje që marrin parasysh ndryshimet klimaterike dhe emergjencën e ujit”,- tha Sergio Colagrossi, inxhinier dhe ekspert në teknologjitë e gjelbra. Sipas këtij instituti, një nga alternativat për mungesën e ujit janë impiantet e shkripëzimit. Por, edhe këto impiante kanë të metat e tyre. Ka hipoteza se këto impiante mund të ndikohen nga prania e algave që lëshojnë substanca toksike. “Impiantet e shkripëzimit të ujërave të detit janë të përhapura në të gjithë zonën e Mesdheut. Kërkesa në rritje për ujë të pijshëm dhe mungesa e burimeve do të nxisë adoptimin gjithmonë e më shumë të impianteve për shkripëzimin”,- shtoi Sergio Colagrossi.

Zjarr Tv Ad