Negociatat me Greqinë, Meta: S’mund të firmos një letër të bardhë

0
324
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pasi publikoi përgjigjen për kërkesën e MEPJ, Presidenti i Republikës, Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat. Ai u shpreh se publikimi i përgjigjes për kërkesën e MEPJ është bërë jashtë dëshirës së tij, por për të qenë transparent. Presidenti tha se “nuk mund të firmosë një letër të bardhë me disa probleme që duhen saktësuar”. Meta tha në deklaratë se sjellja e Presidentit për këtë çështje do të jetë e bazuar në Kushtetutë dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Duhet të theksoi mbështetjen dhe angazhimin tim për një zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare për këtë çështje. Duhet të ketë një angazhim të plotë nga të gjithë. Me këtë rast, dua të nënvizoj se sjellja dhe kontributi i Presidentit ndaj kësaj çështje do të jetë i bazuar vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të prillit 2010, është vija e kuqe”, u shpreh Meta. Ndërkohë, sa i përket qëndrimit të opozitës, që kjo çështje të shkojë me mirëkuptimin e të dy shteteve në gjykatën ndërkombëtare, Meta përsëriti edhe njëherë se për këtë çështje ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se respekton edhe qëndrimin e opozitës dhe se gjykata ndërkombëtare është një mundësi. “Qëndrimi i opozitës ose përfaqësuesit të saj ka qenë që kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë ndërkombëtare me mirëkuptim mes palëve. Sigurisht që është një mundësi. Qeveria ka synuar dhe synon që kjo çështje të zgjidhet përsëri përmes negociatave. Duke respektuar qëndrimin e opozitës, ka të drejtën e saj, njëkohësisht respektoj qëndrimin e qeverisë për ti dhënë një zgjidhje përfundimtare kësaj çështje përmes negociatave të reja, por duhet të theksoj se për këtë çështje ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila është një vijë e kuqe për të gjithë, duke filluar nga Presidenti i Republikës. Këtë drejtim është detyra e presidentit të respektojë këtë vendim, sepse presidenti është betuar për mbrojtjen e Kushtetutës”, u shpreh Meta.

Zjarr Tv Ad