Negociatat, Kukan: Shqipëria duhet të bind Këshillin Europian

0
213
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eurodeputeti Eduard Kukan shprehet optimist se Komisioni Europian do të propozojë çeljen e neogicatave me Shqipërinë. I pranishëm sot paradite në Komitetin e Stabilizim Asociimit, Kukan u shpreh optimist se edhe Parlamenti Europian do të miratojë çeljen e negociatave. Por e gjitha është në dorë të Këshillit Europian.

Eduard Kukan: “Në radhë të parë na duhet të bindim këshillin. Nuk ka dyshim që Komisini do të propozojë hapjen e negociatave. Nuk kam dyshim që parlamenti do ta aporovojë por Këshilli e merr vendimin. Dhe siç është thënëe çdo shtet anëtar mund të prishë këtë vendimmjarrje. Mjafton një vend që ta hedhë poshtë këtë, ndaj duhet të jeni të vetëdijshëm për këtë gjë. “

Prandaj Kukan nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve bilaterale me secilin vend anëtar të BE-së dhe rolin e grupit të miqve të Shqipërisë në këtë cështje.

Eduard Kukan: “Është shumë e rëndësishme të keni marrëdhënie bilaterale të mira me secilin vend anëtar të BE. Dua t’ju kujtoj që grupi i miqve të Shqipërisë do të vendosin për të ardhmen tuaj.  Do ishin një ndihmesë e madhe për qëllimin tuaj.” Por çelja e negociatave nuk është fundi i një mundimi. Rruga më tej do të jetë me momente të ëvshtira dhe truke dhe prandaj Kukan i cili ndodhet në Tiranë me pozicionin e anëtarit të delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE jep disa këshilla

Eduard Kukan: Shpresa duhet të përkthehet në veprime konkrete. Mbase është pak me vonesë dhe ju duhet të kishit filluar me këto negociata. Unë gjithnjë kam thënë që pas kësaj do të jetë edhe më e vështitë. Negociatat me çdo kapitull janë shumë më burokratike, shumë të lodhshme, por nuk mund të shmangen prandaj ju duhen personat e kualifikuar që të përbëjnë një ekip shumë të përgatitur. Është e domosdoshme të jeni të gatshëm për të ndjekur të gjithë argumentet që keni dhënë dhe që e meritoni këtë situatë.  Do të ketë dhe shumë momente të vështira. Duhet të dini çfarë është e pranueshme për juve dhe nganjeherë të mos pranoni ofertën e parë që ju bëhet, flas nga eksperienca ime,  sepse do të ketë dhe truke rrugës. Do të jetë jo kaq e lehtë. Nëse të gjithë jeni të bindur se diçka është e mirë atëherë luftoni.  Mos kërkoni vetëm kompromise. Këto janë negociata të vërteta. Të dy parterët duhet të jenë të kënaqur në negociata. Komisioni nuk dikton. Është e mundur të fitohet koha e humbur, por ju duhet përpjekje jo vetëm nga grupi negociator pro dhe në të gjitha fushat

Zjarr Tv Ad