Ngjarje e rëndë në Durrës, plagoset nxënësi i shkollës 9-vjeçares

0
739
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një nxënës i shkollës 9-vjeçare “Bedrie Bebezi”, ka mbetur i plagosur me thikë në krah dhe në shpatull. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:35 në ambjentet e shkollës.

Mësohet se pas një sherri mes nxënësve të kësaj shkolle, i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa adoleshenti i plagosur është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaku i këtij sherri që çoi në plagosjen e adoleshentit, por nxënësit e shkollës kanë përjetuar momente tmerri e paniku.

Zjarr Tv Ad