Ngjarje e rëndë në Maqedoni, digjen brenda banesës tre fëmijë

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një zjarr ka shpërthyer pasditen e sotme në një shtëpi në qytetin e Velesit, rreth orës 17:00. Si pasojë e këtij zjarri humbën jetën tre të mitur të moshës 4, 3 dhe 1 vjeç. Zjarri shpërtheu në një shtëpi të improvizuar në familje, siç pohojnë komshinjtë, me probleme të rëndë sociale. Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit, ekipet e zjarrfikësve të qytetit të Velesit ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Policia dhe Prokuroria ndërkohë po heton rastin për zbardhjen e plotë të tij.

Hetimet
Prokurori Publike i Prokurosisë së Velesit ka bërë ekspertizën në vendin e ngjarjes, ku zjarri që shpërtheu këtë pasdite në një shtëpi në këtë qytet la të vdekur tre fëmijë të moshës katër, dy dhe një vjeçare. Sipas ekspertizës paraprake të prokurorit publik, prindërit i kishin mbyllur fëmijët brenda në shtëpi dhe kishin shkuar në dyqan për të bërë pazar. Gjatë asaj kohe, për arsye akoma të panjohura, një zjarr shpërtheu brenda në banesë dhe për një kohë shumë të shkurtër përfshihu gjithë shtëpinë duke djegur të gjallë tre të miturit.

Gjatë inspektimit, prokurori publik kërkoi që të bëhet edhe autopsia e kufomave të fëmijëve dhe të kryhet identifikimi i tyre, për shkak se kufomat janë karbonizuar. Gjurmët e marra në vendngjarje do të kontrollohen për të përcaktuar shkaqet e zjarrit. Prokurori publik kompetent në Veles po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për prindërit e viktimave.

Zjarr Tv Ad