Nis testimi i administratës publike, kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit

0
665
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, do fillojë testimi i punonjësve të administratës publike.

Departamenti i Administratës Publike ka përcaktuar drejtoritë, inspektoratet dhe entet e para shtetërore, punonjësit e të cilëve do t’i nënshtrohen provimit për testimin e njohurive, sipas pozicionit të punës.

Punonjësit që nuk e kalojnë këtë provim, duke mos marrë minimumi 51 pikë, humbasin vendin e punës.

Ky operacion do nis në kuadër të luftës kundër analfabetizmit në administratën shtetërore, ndarjen e administratës nga politika, largimin e militantëve të cilët nuk kanë lidhje me vendin e punës dhe rekrutimin e njerëzve të mirëtrajnuar.

Sipas një kalendari kohor, testimit, do t’i nënshtrohen punonjësit në të gjithë nivelet e administratës publike, por procesi do të nisë fillimisht me organet me funksione inspektuese.

Provimi i parë do të zhvillohet në datën 9 dhjetor të 2017.

“Testimi për vlerësimin periodik për fitimin dhe përditësimin e njohurive shtesë do të bazohet në njohuritë mbi ndryshimet e ndodhura në legjislacionin e fushës së inspektimit”,- thuhet në njoftimin e Departamentit të Administratës Publike.

Zjarr Tv Ad