Një 27-vjeçar shqiptar vetëvritet në Greqi / Babai: Kam dyshime mbi ngjarje, duhet të hetohet

0
365

Babai i një të riu për të cilin thuhet se është vetëvrar në Greqi, ka bërë një kërkesë për të hetuar më tej rastin e humbjes së jetës së të birit, pasi sipas tij, kjo nuk është e vërtetë.

57-vjeçari L.H., nga fshati Pjezë i Shijakut, pasi ka shkuar në komisariat pas lajmit të hidhur, është shprehur se ka dyshime nëse ngjarja ka ndodhur vërtetë kështu, ndaj kërkon që rasti i të birit të hetohet.

Sipas burimeve nga policia, thuhet se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, duke ia referuar materialet për rastin në fjalë prokurorisë së Durrësit.