Një nga stuhitë më të forta përgjatë viteve të fundit ka goditur shtetin e Kalifornisë

0
570

Një nga stuhitë më të forta përgjatë viteve të fundit ka goditur shtetin e Kalifornisë duke u marrë jetën dy personave deri më tani. Stuhia me emrin “bombogenesis” ose “bomba e motit”,  është shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje të mëdha.  Qindra shtëpi janë evakuuar nga frika pranë Los Angeles. Më shumë se 250 fluturime janë ndërprerë në aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles dhe rrugët kryesore janë të mbyllura.

Moti ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.

Një burrë  humbi jetën pasi një pemë u rrëzua dhe tërhoqi me vetë linjën e energjisë në makinën e tij në fushën Sherman Oaks të Los Angeles.

Viktima e dytë humbi jetën ndërsa mjeti i tij u përmbyt nga vërshimet në qytetin e Victorville.

Një motorist në të njëjtën kryqëzim arriti të shpëtonte pasi hipi sipër një makine.///