Nuk do pësoni infrakte në zemër…

0
153

Të bësh seks të paktën dy herë në javë, ul rrezikun e infarkteve në zemër. Kjo është një ndër ato “sakrifica” që duhen bërë për shëndetin. Seksi në këtë mënyrë, duket se është zgjidhja për ta mbajtur zemrën tuaj të re. Sipas hulumtimeve nga shkencëtarët në Institutin e Neu England Research (Massachusetts), të publikuar në gazetën Amerikane të Kardiologjisë, të bërit seks dy herë në javë ul me 45% rrezikun e pësimit të një infarkti në zemër ose zhvillimin e sëmundjeve kardio-vaskulare.Hulumtuesit amerikanë kanë përfshirë më shumë se 1.000 burra të moshës mes 40 dhe 70 vjeç, të cilët ishin pjesë e një projekti afatgjatë, i cili filloi në vitin 1987.