Nxiti të miturin që të vendoste bombë, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

0
601

Policia Gjermane ka bërë të mundur arrestimin e një 18-vjeçari shqiptar i cili dyshohet se ka shtyrë një të mitur për të vendosur bombë në një qytet gjerman, me qëllime terroriste.

Lorenz K quhej shqiptari me nënshtetësi austriake i cili dyshohet nga policia gjermane se ka shtyrë të miturin për të vendosur bombë në një qëndër tregëtarë në qytetin Ludwigshafen.

Bomba e vendosur nuk ka arritur të shpërthejë pas neutralizimit nga autoritet gjermane dha kjo ngjarje ka kaluar pa pasoja.

Lorenzo K ka qenë më përpara i dënuar për vjedhje që në moshën 16-vjeçare dhe sipas Policisë ai është radikalizuar pas daljes nga burgu ku edhe më pas ka kontaktuar me pjestarë të ISIS.

Burimi: OE24