Olta Xhaçka i del në mbrojtje ambasadores Vlahutin: Refuzojmë gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo

0
600
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka ka reaguar dutën e sotme në lidhje me shkrimin e gazetarit Kastriot Myftaraj në lidhje me ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin.

Gjatë një aktiviteti në kuadër të Europës, Xhaçka i doli në mbrojtje ambasadores Vlahutin dhe u shpreh se mbështet çdo shqiptarë që refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujdo.

Ragimi i Olta Xhaçkës:

Dua të jap një mesazh që e gjykoj shumë të rëndësishëm, në cilësinë e drejtueses së një institucioni që mbështet pa dallim këdo, por edhe si grua e si nënë  – mbështes fort mesazhet e çdo shqiptari,  që u distancua nga gjuha e dhunës, marramendjet e dashakeqësisë dhe nga dhunimi i punës së bërë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasadorja Romana Vlahutin. Çdo njeri normal dhe çdo qytetar i denjë, e refuzon gjuhën e urrejtjes ndaj kujtdo, aq më shumë ndaj një zonje.

Zjarr Tv Ad