Operacion masiv antidrogë në Berat, sekuestrohen 1.5 ton lëndë narkotike

0
535
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori e Policisë së Beratit ka zhvilluar ditën e sotme një operacion masiv antidrogë.

Nga kontrolli i ushtruar në fshatin Përparim si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë janë sekuestruar deri më tani rreth 1.5 ton drogë.

Ndërkohë, për drogën e sekuestruar janë shoqëruar në komisariaton e Beratit 6 persona si dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një  sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë, si dhe pjesa tjetër është gjetur nga kontrolli i ushtruar në 3 banesa.

Zjarr Tv Ad