Opozita kërkon Presidentin në seancë dëgjimore, Meta shpreh gatishmërinë

0
212
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta, reagon pas seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, ku raporton ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Tritan Shehu ka kërkuar që të thirret në seancë dëgjimore dhe kreu i shtetit për marrëveshjen e detit. “Ministri Bushati foli në shkelje të etikës ndaj deputetëve dhe Presidentit. Që në fillim të fjalës sime do të bëjë kërkesën në emër të deputetëve të opozitës që mbas kësaj mbledhjeje, në një ditë të përshtatshme të organizojmë mbledhje të dytë dhe të thërrasim Presidentin e Republikës. Do e paraqesim dhe me shkrim këtë kërkesë, sepse u bënë shumë lojëra fjalësh mbi të, shumë akuza”, tha Tritan Shehu. “Ilir Meta është i gatshëm të shkojë në parlament dhe t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me negociatat Shqipëri- Greqi”, thuhet në reagimin e Presidencës. Meta ka vendosur të paraqitet në Komisionin e Jashtëm Parlamentar për t’u pyetur lidhur me kërkesën që i ka dërguar ministri Bushati për dhënien e autorizimit për marrëveshjen e Detit. Në seancën e zhvilluar tek salla e Byrosë ministri Bushati, tha se ende nuk ka një marrëveshje me Greqinë. “Me sistemin e të gjitha çështjeve që ne ende i kemi të hapura me Greqinë, me uljet dhe ngritjet e marrëdhënies me fqinjin, rruga për një marrëveshje të re nuk ka qenë e lehtë. Ne kemi bërë një hap gjigand përpara se kemi rënë dakord me qeverinë greke për të ulur në tryezën e negocimit për të nisur punën për një marrëveshje të re”, u shpreh ministri i Jashtëm. Më tej Bushati sqaroi se plotfuqishmërinë nuk e jep Presidenti i Republikës, por ai jep vetëm autrorizimin për nisjen e punës për negociatat. Ai tha se Presidenti Meta ka qenë në dijeni të negociatave me Greqinë që kur ai ishte në krye të Kuvendit. “Sikundër Presidenti i Republikës ka qenë kryetari i Kuvendit dhe është zgjedhur me votat e mazhorancës së kaluar dhe ka qenë në dijeni të këtyre zhvillimeve që janë bërë me palën greke dhe shpresoj që në të njëjtën kohë kanë qenë edhe pjesë e vizionit të qeverisë, të reflektuar në programin 2013-2017 dhe në vijim të programit që kjo qeveri ka prezantuar për politikën e jashtme. Nuk lëshon plotfuqishmëri Presidenti. Presidenti ka autorizim dhe në kërkesën që ne i kemi nisur presidentit janë të përcaktuara shumë qartë, objekti, titulli, relacioni, ekipi negociator si në asnjë rast tjetër. Në momentin që Presidenti do të japë autorizimin për këtë gjë në aktin e plotfuqishmërisë që lëshohet nga ministri i Jashtëm do të parashtrohen këto çështje”, tha ai.

Zjarr Tv Ad