Paloka dhe Spaho i përgjigjen Ristanit: Zgjedhjet po bëhen sipas statutit

0
849
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas deklaratës së Arben Ristanit, ku e quante të jashtëligjëshme thirrjen për mbajtjen e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike nga dy nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, këta dy të fundit kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Në deklaratën e nisur për media, Paloka dhe Spaho, theksojnë rëndësinë e përplasjeve dhe mendimit ndryshe brenda PD-së, teksa e quajnë këtë vlerë themelore.

Po ashtu në këtë deklaratë ata u bëjnë thirrje të gjithë anëtarëve, që të kandidojnë për të qenë drejtues i Partisë.

Mendimi ndryshe, debati dhe përplasja e ideve janë vlera themelore të Partisë Demokratike. Por, diskutimet duhet të zhvillohet në mënyrë reflektive, të qytetëruar dhe etike duke respektuar të drejtën dhe dinjitetin e gjithkujt, përmes frymës së bashkimit dhe të gjithëpërfshirjen dhe jo përçarjes dhe përjashtimit. Ndryshimet në qëndrime dhe në mendime në Partinë Demokratike zgjidhen vetëm përmes konkurrencës së kandidatëve dhe vendimmarrjes së anëtarëve.”, thuhet në deklaratë, ndërsa ashtu si Ristani edhe dy nënkryetarët citojnë nenin 43.

Paloka dhe Spaho kujtojnë se zgjedhjet e fundit për kryetarin e partisë janë zhvilluar më 22 korrik të vitit 2013 dhe se vendimi aktual respekton këtë afat fundor.

Zjarr Tv Ad