Panariti i përgjigjet Braçes: Vaditni ato palmat e thara, lëri projektet që i shet si të tuat

0
937
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka kthyer përgjigje deputetit socialist Erion Braçe lidhur me deklaratat që Braçe ka lëshuar në drejtim të institucionit të Ministrisë së Bujqësisë.

Panariti e ka ironizuar Braçen duke i thënë të kujtojë kryetarët e bashkive të ujisin palmat e thara, dhe të mos merret me projekte që nuk janë të Braçes.

Postimi i Braçes:

Reagimi i Panaritit:

Çfarë komedie Zoti Braçe, kur shoh që paraqet si vepër tënden, projektin më të sukseseshëm të ujitjes e kullimit, të Ministrisë së Bujqësisë, atë projekt, i cili pas çerek shekulli shkretëtirë investimesh, pajisi me infrastrukturë moderne të kanaleve ujitëse, tokat bujqësore të Lushnjës dhe Fierit. Mijëra hektarë toka të zhuritura, u futën nën ujë për herë të parë dhe mijëra të tjera u rehabilituan dhe u pastruan nga llumi i baltës, por edhe i harresës. Brenda këtij viti, edhe 20.000 hektarë të tjera toka të thara, do të vendosen nën ujë. Një investim ky i paparë, që solli dyfish më shumë prodhim dhe eksporte bujqësore. E meqe jemi tek vaditja, kujtoni kryetarët tuaj të bashkive, të vadisin të paktën palmat e thara buzë rrugëve.

Ne vijim, po të dërgoj edhe disa foto, ndoshta jo aq artistike sa tuat, sepse ne kemi qenë gjatë gjithë kohës aty, ndryshe nga ti, që shkon në fund të punimeve, fotografon dhe i konsideron si merita tuat.

Zjarr Tv Ad