Panariti: Për pakicat kombëtare të shprehen Akademia e Shkencave dhe institutet përkatëse

0
270
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i LSI-së, Panariti, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare ka theksuar se për çcështjen e rendit të ditës, mbi pakicat kombëtare duhet të shpreshin institucionet përkatëse.

‘Ne bëmë shumë mirë që e hapëm diskutimin, të dy komisionet, Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Jashtëm mori një seancë dëgjese me grupet e interesit. Përfaqësitë e grupimeve të ndryshme të pakicave kombëtare, të grupimeve etno-linguistike patën mundësinë përpara mbledhjes së përbashkët të dy komisioneve të shpreheshin lidhur me këto probleme që përcaktohen në këto ligj. Por aty pati dhe shumë qëndrime ambigue, të paqarta dhe nga vetë këto grupime. Për këto arsye unë insistova në komisionin e ligjeve që për çështje të përcaktimit të statusit të pakicës kombëtare apo të grupimeve etno-linguistike duhet të jenë institucionet shqiptare, të cilat duhet të shprehen dhe posaçërisht Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Institutet e Historisë, institutet e Albanologjisë.’

Sipas Panaritit, ky është tamam rasti kur Akademia e Shkencave, por edhe institucione të tjera jo vetëm që duhet të shprehen, por duhet të dalin me raporte dhe materiale për çështjen dhe të mos u lihen këto çështje interpretimeve subjektive.

‘Siç i dëgjuam me shumë vëmendje dhe respektuam pretendimet e tyre të grupeve të interesit, grupimeve të pakicave kombëtare për vetëdeklarimin dhe vetëkarakterizimin e tyre duhet të dëgjojmë padyshim dhe institucionet tona. Ky është rasti ‘Par Excellance’ i Akademisë së Shkencave, e cila ka qenë dhe në fokusin e vëmëendjes së opinionit publik për një rol më proaktiv në çështje të një rëndësie kombëtare, siç janë çështjet e pakicave kombëtare. Kur kam qenë ministër i Jashtëm kam insistuar që Akademia e Shkencave të shprehej dhe për çështje të tjera të rëndësisë kombëtare, siç janë çështjet e kufijve detarë apo kufijve tokësorë. Pra duhej të kishim në mënyrë institucionale edhe një raport, një material për një mendim, për një opinion të institucioneve përkatëse të Shtetit Shqiptar, Akademisë së Shkencave, Institutit të Historisë, Institutit të Albanologjisë për këtë çështje. Gjë që mungon. Dhe ne nuk mund t’ia lëmë këtë interpretimeve subjektive të ekspertëve, që unë i respektoj, por janë interpretime gjithsesi që kanë një dozë subjektiviteti. Prandaj kërkohej me të drejtë që Akademia e Shkencave, institutet përkatëse të shpreheshin për këtë problem shumë të rëndësishëm.’

Zjarr Tv Ad