Panucci “përjashton” Agollin e Memushajn, ja lista kundër Norvegjisë

0
134

Trajneri i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Christian Panucci bëri publike këtë të premte listën me lojtarët që do të grumbullohen për miqësoren e këtij muaji, ndaj Norvegjisë. Tekniku i kuqezinjve ka preferuar të eksperimentojë disi për ndeshjen ndaj nordikëve, që do të zhvillohet më 26 mars në “Elbasan Arena”. Në listë bie në sy grumbullimi i talentit të Luftëtarit, Kristal Abazaj, që po lë mbresa me skuadrën gjirokastrite, si dhe mesfushori teknik i Skënderbeut, Enis Gavazaj. Panucci ka menduar gjithashtu t’i japë një mundësi Herdi Prengës, qendërmbrojtësit 23-vjeçar të Inter Zapresiç në kampionatin kroat. Përjashtim i bujshëm është kapiteni Ansi Agolli, por edhe mesfushori Ledian Memushaj. Ky takim do t’i shërbejë trajnerit Christian Panucci për të parë nga afër disa lojtarë të rinj, që mund të jenë pjesë e fushatës kualifikuese për Europianin 2020.