PANUÇI PRANON SE KOMBËTARJA LUAJTI DOBËT

0
243
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga mërzia nuk e ndjeu aspak shiun që e bëri qull. Kristian Panuçi padyshim ia kishte frikën një miqësoreje të tillë dhe mbeti i zhgënjyer që nuk shmangu dot më të keqen.Skuadra e tij, kombëtarja e Shqipërisë, dha një provë të dobët dhe italiani nuk mundi të ndikonte sa duhet që të paktën, ndeshja të mos humbej.Gjithsesi, me këmbënguljen në argumentet e veta, trajneri kuqezi, u shpreh pas disfatës se nuk ka aspak vend për alarm. Për Supersportin, tregoi arsyen e vetme që, sipas tij, solli humbjen.

Kristian Panuçi: “E ndërrova skemën e lojës dy herë. Ndoshta në ndryshimin e dytë ishim pak më të rrezikshëm, por e vërteta është se këtë herë bëmë shumë pak për ta fituar ndeshjen. Problemi është se në këtë moment, kemi shumë lojtarë që nuk janë në formë të mirë fizike dhe kjo u pa. Diferenca ishte vetëm në nivelin fizik. Dy lojtarë ishin debutues. Duhej të bënim më shumë dhe u përpoqëm, por Norvegjia është skuadër e fortë dhe nuk na lejoi”.

Por disa lojtarë ishin jashtë forme, përse ata u thirrën dhe përse luajtën?

Kristian Panuçi: “Nuk është se ne kemi 200 lojtarë nga të cilët të zgjedhim. Jemi të detyruar të thërrasim lojtarët e duhur dhe madje t’i ndihmojmë kur ata nuk janë mirë dhe jam i bindur që, nëse ata do të ishin në formë më të mirë, ndeshja do të kishte qenë tjetër. Gjithsesi, pati gjëra pozitive dhe negative. Të rinjtë si Ramadani bënë një ndeshje të mirë, mësova që Bare ka karakter për të luajtur në kombëtare. Ishim shumë të brishtë në mbrojtje. Mavraj po luan pak, ashtu si edhe Ajeti. Sadiku po luan pak dhe kjo ndikon në nivel ndërkombëtar”.

Dy ndër lojtarët më të dalluar ishin të rinj, Eros Grezda dhe Ylber Ramadani. Sulmuesi që luan në Kroaci bëri autokritikë. Ramadani, një nga aspektet e para pozitive të miqësores, shikon drejt së ardhmes.///

Zjarr Tv Ad