Paradoksi, Asambleja e PS shkarkon Koço Kokëdhimën pasi dha dorëheqjen

0
765
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Paradokse politike shqiptare mund të quhen veprimet e sotme në PS, ku Asambleja Kombëtare, vendosi të hedhë në votim shkarkimin e Sekretarit të kësaj partie për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Koço Kokëdhima, edhe pse më herët ai kishte shpallur dorëheqjen.

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste vendosi sot me shumicë të konsiderueshme votash shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin.

Kokëdhima u shkarkua me 155 vota pro dhe vetëm 3 kundër.

Në tekstin e kërkesës për shkarkim drejtuar asamblesë thuhej se Kokëdhima prej disa muajsh ka krijuar shqetësim në bazën e PS dhe ka përdorur retorikë përçarëse si dhe aktivitet vetjak të shkëputur nga veprimtaria e partisë.

Ish deputeti Kokëdhima dha sot dorëheqjen e parevokueshme nga postet e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, para se ajo të shqyrtonte shkarkimin e tij të përcaktuar në rendin e ditës. Kokëdhima tha se jepte dorëheqjen e parevokueshme për të mos vënë në vështirësi kolegët e tij.

Pas dorëheqjes, Kokëdhhima deklaroi se do të vazhdojë lëvizjen e tij brenda Partisë Socialiste dhe se po përgatitet për zgjedhjet.

Kërkesa e PS, ja si u motivua para votimit

Mbështetur në Statutin e Partisë, Neni 18 “Detyrat e asamblesë”, Neni 22 “Masat disiplinore”, Neni 71 “Votëbesimi” si dhe në Rregulloren e AK “Për votëbesimin në parti”: Bazuar në faktet se Sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin Koço Kokëdhima, prej disa muajsh ka krijuar një shqetësim konstant në bazën e partisë me retorikën përçarëse dhe me aktivitetin vetjak të shkëputur nga kuadri i veprimtarisë së partisë, të përcaktuar nga Asambleja Kombëtare dhe Kryesia e Partisë Socialistë; Bazuar në nenet 18, 22 dhe 71 të Statutit të PSH si dhe në nenet 1, 2, 3 dhe 4 të Rregullores për Votëbesimin në Parti”,

Kërkojmë: Shkarkimin e Koço Kokëdhimës nga detyra e Sekretarit për Reformën Strukturore dhe Emigracionin të PSSH-së. – Anëtarët e Asamblesë Kombëtare

Zjarr Tv Ad