Paralajmërim i fortë për 25 qershorin, Meta: Përgjegjësinë për çdo pikë gjak të derdhur e ka Rama

0
1012
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Kuvendit Ilir Meta i ftuar në emisionin e mëngjesit në Neës 24, foli për ditën e zgjedhjeve dhe për garancitë për procesin.

Meta paralajmëroi Kryeministrin Rama se për çdo incident gjatë procesin, përgjegjësia i takon Ramës.

Pjesë nga intervista e Metës:

A ka garanci për ditën e zgjedhjeve?
Do jenë 200-300 mijë të rinj e të reja që do garantojnë procesin. Shqiptarët do votojnë të lirë dhe të qetë. Nuk do lejohet as policia dhe askush të dhunojë zgjedhjet. Është derdhur gjak deri tani, dhe përgjegjësinë për çdo gjak të derdhur do ta ketë Edi Rama dhe Drejtori i Policisë.

Deklarata juaj të rrëmbehen armët?
Unë nuk kam thënë të rrëmbehen armët. Kam thënë nëse nuk do lidhen zagarët e rilindjes. Se zagarë janë, kriminelë që shëtisin me makina policie, i njeh gjithë Lezha. I kam thënë që nëse policia nuk merr masa, patjetër shqiptarët më mirë vriten se sa rrihen. Nuk është se kam pasur këtë dëshirë por nuk mund të kthehet koha e doktorit të parë kur bandat dhunonin shqiptarët. Për fat të keq rilindësi na solli këtë model sepse ka frikë nga zgjedhjet.

Keni pasur përgjegjësi ju, pasi keni qenë në bashkëqeverisje?

Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për 4 vite për normalitet. Ka pasur përgjegjësi? Po edhe ka pasur, por edhe ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë. Ai thotë reformë në administratë, por kush është drejtoresha e administruarës publike? Është një zonjë që e ka vendos vetë. Po pse e thotë ai këtë? E thotë që të mashtrojë socialistët. Rama është me bilanc katastrofik në 4 vite. LSI ka arritur në 4 vite të garantojë stabilitet.

Gazetat shkruajnë se Rama ka thënë që LSI nuk do jetë në qeverisjen e vendit?

Rama nuk është politikan vlerash, por do pushtetin. Ai do pushtetin për të sunduar në një mënyrë jo demokratike dhe përmes shantazhit. Ai ka tmerr nga vota e lirë. Ky është një presion pushteti që bëhet për qytetarët. Është koha t’u japim një shans të gjithëve.

Qeverisjen do e krijojë LSI?

Padyshim, kjo nuk diskutohet.

Zjarr Tv Ad