Parandalohet vrasja për pazaret e drogës në Shkodër

0
808
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Policia e Shkodrës arreston një prej dy autorëve dhe shpall në kërkim tjetrin.
Sekuestrohet arma e krimit, një automatik model 56 dhe 15 fishekë.

Burimet zyrtare thane se sot rreth orës 10:40 nga Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policise Shkodër , pas informacioneve të marra dhe veprimeve të shpejta Policore është bërë e mundur të parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale ndaj një shtetasi.

Konkretisht shtetasi me iniciale F.G 30 vjeç banues në Shkodër, tashmë i identifikuar nga ana e Policisë dhe i shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shtetasin Besmir Arrsi 21 vjeç, nga Shkodra, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin N. P 21 vjeç edhe ky banues në Shkodër.

Pas ngjarjes, gjatë tentativës për t’ju larguar shërbimeve të Policisë, është e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

* Besmir Arrsi 21 vjec , banues në Shkodër.

Ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi:

F. G, 30 vjeç, banues në Shkodër

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në vendngjarje, u gjet dhe u sekuestrua në cilesinë e provës materiale.

1 armë zjarri automatike dhe 1 krehër me 15 fishekë.

Konflikti mes shtetasve po hetohet dhe paraprakisht dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Më konkretisht dyshohet se konflikti ka lidhje me pazaret e drogës.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 76-22, 25 e 278 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad