Pas përgjigjes së BE, maxhoranca: Do ndërhyjmë në ligjin për Teatrin

0
72

Deputeti i PS, Eduard Shalsi u shpreh se pas letrës së KE për Teatrin Kombëtar shumica po reflekton dhe ka vendosur që të rihapë  garën për ndërtimin e tetatrit, duke ftuar të gjitha subjektet që janë të interesuara.

 “Po kristalizojmë idenë që ta përmirësojmë ligjin. Dekreti ka shumë pika për të cilën nuk biem dakord. Një pikë e cila ne mendojm që që ta përmirësojmë është që mos jetë një subjekt, por të kemi një thirrje të hapur për cilindo subjekt të interesuar për ta zhvilluar si projekt. Ajo që ne po gjykojmë si një mundësi për ta përmirësuar ligjin është fakti që ne ti japim mundësi çdo subjekti që ka një ide për të zhvbilluar nga pikëpamja urbanistike të gjithë atë pjesë që është edhe TK, pra të mos pengojmë asnjë të interesuar të paraqesë një ide. Ajo që po bëjmë është se po reflektojmë dhe nëse ka një argument që duam ta marrin në konsideratë është ky, që mos kemi një subjekt, por të kemi disa subjekte për të marrë pjesë me një projekt për zhvillimin e zonës urbane” tha deputeti Shalsi.