Pas vrasjes së ambasadorit, të shtëna me armë pranë ambasadës amerikane në Turqi

0
1918
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Turqia zgjohet sërish në momente paniku, pas ekzekutimit të bërë pasditen e djeshme të ambasadorit rus në shtetin turk.

Një person qëlloi me breshëri të shtënash drejt ambasadës amerikane në Turqi në orët e para të mëngjesit të së martës, duke shkaktuar momente frike.

I dyshuari për ngjarjen u arrestua nga policia. Për shkak të tensionit dhe panikut të krijuar, ambasada dhe konsullatat amerikane u mbyllën për arsye sigurie.

Ky sulm është i dyti tronditës pas atij të djeshmit, kur ambasadori rus, Andrei Karlov, i cili mbante një fjalim në ekspozitën ambasadës të hapur në kryeqytetin Ankara, u vra nga një i ri i veshur me kostum dhe kravatë i cili thirri “Allahu Akbar” dhe shtiu të paktën tetë herë.

Personi që sulmoi tha gjithashtu “Mos harroni Alepon, mos harroni Sirinë” dhe theu disa nga fotot e varura në ekspozitë. Policia e identifikoi të dyshuarin si Sahin S., i cili ishte i armatosur me një pushkë.

Zjarr Tv Ad