Pasi i dhunoi vëllain, laçjani merr armën e kërcënon me jetë 48-vjeçarin

0
283
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një sherr ka ndodhur mbrëmë në Laç. Burime nga policia kanë bërë të ditur se kanë parandaluar një përleshje që mund të kishte pasoja tragjike.

Në konflikt janë përfshirë disa persona.

Kliko per me shume info
Njëri prej të arrestuarve mësohet se është Rudolf Rama, 22 vjeç një emër i njohur për policinë.

Është shpallur në kërkim edhe një person tjetër me inicialet S. T.

Ky i fundit mësohet se është autori tjetër i dyshuar i këtij sherri që përfundoi në shkrehje armësh.

“Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama ( vëllai i shtetasit Rudolf), ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit”- njofton policia e Shtetit.

Njoftimi i policisë

Me datë 09.06.2018, nga specialistët e Seksionit kundër krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit : – Rudolf Lama, 22 vjeç, banues në Kurbin për veprat penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosja” dhe ” Prishje e rendit dhe qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278/1, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Gjithashtu, u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T. 48 vjeç, banues në Kurbin për veprën penale ” Plagosje e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S.T., tek Ish – Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.Lama ( vëllai i shtetasit Rudolf), ku e ka goditur me mjet të fortë ( levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.

Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad