Pavlopulos kërcënon Shqipërine me votë për anëtarësim

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti grek Prokopis Pavlopulos, deklarata te ashpra në adresë të Tiranës zyrtare. “Udhëheqja shqiptare bën gabim të madh që mbështet të drejtat e disave që ishin bashkëpunëtorë të nazisteve. Nuk mund të kesh aspirata europiane dhe te kerkosh te drejtat e bashkepunetoreve te nazisteve. Kur Tirana të ketë një qëndrim tjeter, atëherë Greqia është këtu ta ndihmoje vendin fqinj per ne BE. Deklarata ka ardhur pasi presidenti grek priti presidentin e Gjeorgjise, Giorgi Margvelashvili.

Ndërkohë Presidendti Meta më herët në një intervistë për “Albanian Daily News” tha se qëndrimet e homologut të tij grek nuk sjellin energji pozitive.

Meta: Dua të nënvizoj se këto deklarata nuk janë në sintoni me mesazhet dhe angazhimet publike të kohëve të fundit të Ministrave të Jashtëm Bushati dhe Kotzias për të çliruar energji të reja pozitive në marrëdhëniet mes dy vendeve, duke trajtuar me vetëpërmbajtje dhe konstruktivitet pengesa të së kaluarës. Spektri i bashkëpunimit midis dy vendeve është i gjithanshëm dhe me rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për vendet tona por mbi të gjitha për popujt dhe njerëzit tanë. Natyrisht mund të ketë edhe çështje të caktuara për të cilat mund të ndajmë qëndrime të ndryshme por kjo nuk do të thotë të humbasim qetësinë në komunikimin me njëri-tjetrin dhe as, për këtë, arsye të cenojmë, bashkëpunimin e gjithanshme dhe jetik për të dy vendet dhe popujt tanë. Partneriteti nuk është thjesht një koncept dhe një dokument por ne radhë të parë është një mënyrë komunikimi bazuar edhe në respektin reciprok.

Zjarr Tv Ad