PD akuza të ashpra Ramës: Policia dhe prokoruria jote rrëmbyen kuksianët, s’do kesh qetësi

0
578

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama, policinë dhe prokurorinë për arrestimet e kuksianëve, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm 11 qytetarëve që mbahen ende në burg.

Në një dalje për mediat nga selia blu, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Paloka, ka akuzuar ashpër policinë për arrestimet e paligjshme në mes të natës si dhe prokurorinë për falsikimin e dokumenteve të ndalimit të 23 kuksianëve.

“Policia dhe prokuroria politike e Edi Ramës. Qytetarët e Kukësit janë rrëmbyer në shtëpitë e tyre në mes të natës dhe në mënyrën më shtazore që mund të bëhet. Asnjë shtet kriminal dhe diktatorial nuk mund ta bëjëtë këtë. Prokuroria që është në duart e Ramës falsifikoi orarin e arrestimit të kuksianëve. Guxuan ta bëjnë këta që sot dalin në krah të banditëve dhe mbrojnë banditën, nuk do ketë qetësi për Ramën derisa të lirohen nga burgu. Ne si opozitë në çdo moment do jemi në krah të kuksianëve.”